Ballina Aktualitet Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit ne THETH

Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit ne THETH

Pas nisjes së aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit gjatë muajit korrik, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale një video nga një ceremoni martesore që është zhvilluar në këtë zonë malore.

“Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë”, shkruan Rama në përshkrimin që shoqëron pamjet, duke vënë theksin te bukuria dhe vlera natyrore e zonës.

Ndërkohë, në javët e fundit, në Theth dhe në zona të tjera të veriut janë zhvilluar ndërhyrje nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje. Aksioni është shoqëruar me reagime dhe shqetësime nga disa banorë, të cilët pretendojnë se investimet e tyre u janë ndërtuar për nevoja turistike dhe jetese.

Autoritetet thonë se ndërhyrjet janë pjesë e një plani më të gjerë për të mbrojtur bukurinë natyrore dhe për të zhvilluar turizmin në përputhje me rregullat urbanistike.

Postimi i kryeministrit vjen si një mesazh për promovimin e Thethit si destinacion i veçantë turistik, në një kohë kur zhvillimet në terren vijojnë të jenë në vëmendje publike.