Ballina Aktualitet Rama mesazh opozitës: Keni gjithë vëmendjen tonë

Rama mesazh opozitës: Keni gjithë vëmendjen tonë

“I nderuar Kuvend i Shqipërisë. Të nderuar miq dhe të ftuar. Më lejoni në fillim që si folësi i parë i kësaj legjislature të re, në këtë pjesë vendimtare të kësaj rruge të Shqipërisë europiane, më lini t’i përcjell urimin tim kryetarit të ri të Kuvendit, Niko Peleshi. Urime dhe suksese. Unë nuk jam këtu sot për të krijuar një formalitet votëbesimi të një shumice të jashtëzakonshme në këtë sallë.

Dua t’i them shumicës që jo vetëm një mandat, por vite të tëra politike nuk mund t’ia shpërblejmë besimin të shqiptarëve që na dhanë këtë herë. Mbi 50% e votuesve në favorin tonë, është një borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një qasje të re vetëkritike, me durim, me vullnet, përkushtim dhe energji të reja në çdo hap drejt këtij mandati të ri.Pakicës i them që nuk është puna jonë se çfarë bëni dhe çfarë thoni jashtë kësaj salle. Në këtë sallë keni gjithë vëmendjen tonë nëse harroni përdorimin e gjuhës së trupit, duarve, këmbëve dhe zhurmës së godituri tavolinave. Në të kundërt, prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi”, tha Rama.