Nga qyteti i Sarandës, Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka komentuar me tone kritike rolin e partive të vogla në skenën politike shqiptare.
Gjatë një takimi me mbështetësit, Rama u ndal veçanërisht te partitë e reja, të cilat i cilësoi si përfaqësuese të interesave të ngushta.
“Ato parti të vogla janë cikli i dytë i farës së të ndjerës LSI dhe juve kjo ju kujtohet mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të gjitha dhe konkluzioni im është: sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre. Partitë e vogla janë për interesave të vogla. Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar. Aq e vërtetë është kjo që po kthehesh mbrapa, PS mund të ketë shumë gabime në 35 vjet, por nuk ka asnjë moment që mund të ketë tradhtuar interesin kombëtar”, – deklaroi Rama.