Kryeministri Edi Rama bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë për të dëgjuar problemet dhe idetë e tyre si dhe “për të ngritur një urë të re bashkëpunimi në funksion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE”.Rama: Arsyeja pse jemi mbledhur ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në hapësirën e madhe të zhvillimit rural ku gjatë gjithë periudhës së fundit, kontakteve intensive me njerëzit në fshat për shkak të procesit elektoral, kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për tu afruar më shumë nga jeta e përditshme e njerëzve që punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat.
Kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamje të para janë të thjeshta, por jashtë rrezes së vëmendjes dhe leximit dhe struktrurave tona dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe konsum të kohës së suaj. Nuk dua të hyj në detaje se është gjithë kjo ditë, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim është pikërisht se duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj mund të shtjellohet plotësisht në një hapësire informale. Pas këtij diskutimi do gjejmë rrugët sesi ky kontakt të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj dhe patjetër më i dobishëm në funksion të politikave dhe vendimmarrjeve tona.
Kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin si pjesë të punës së përditshme në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë ku duhet të garantojmë një kthesë në këtë drejtim. Ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me bashkëpunimin e fermerëve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa por nuk mund të themi se kemi krijuar një model. Kemi vendosur një dispozicion një linjë kredie për tu përgjigjur ambicieve dhe për tu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar bashkë me garancinë sovrane. Për të ndryshuar qasjen na duhet një bashkëpunim më i afërt.