Ballina Aktualitet Rama jep lajmin-Shqipëria Hyn në Fazë të Re të Negociatave me BE...

Rama jep lajmin-Shqipëria Hyn në Fazë të Re të Negociatave me BE – Hapet Grupi i Pestë i Kapitujve të Anëtarësimit

Bruksel, 23 korrik 2025 – Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka autorizuar sot zyrtarisht Presidencën Daneze të BE-së që të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues lidhur me Grupkapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Ky zhvillim shënon një tjetër hap përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe është pjesë e përparimit të qëndrueshëm në procesin e negociatave, të nisura zyrtarisht në vitin 2022.

🦅Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur vendimin si një moment tjetër të rëndësishëm për vendin, duke deklaruar:

“SHQIPËRIA NUK NDALET! 🇦🇱✋🇪🇺”

Grupi i pestë i kapitujve përfshin fusha të ndjeshme dhe themelore për zhvillimin afatgjatë të vendit, si bujqësia, zhvillimi rural, menaxhimi i burimeve natyrore dhe kohezioni territorial, të cilat kërkojnë përafrim të plotë me legjislacionin dhe standardet e BE-së.