Kryeministri ka reaguar në rrjetin social X pas situatës së krijuar nga dëmtimet e rrugëve, duke përdorur tone ironike ndaj opozitës dhe mediave në Shqipëri.
Në reagimin e tij, ai bën krahasim me Portugalinë, ku sipas tij kanë ndodhur të njëjtat fenomene natyrore, por pa reagimet politike dhe mediatike që shihen në Shqipëri. Sipas tij, atje opozita dhe mediat nuk kanë ngritur akuza, ndërsa në vendin tonë çdo situatë shoqërohet me pretendime për korrupsion.
Ai ironizon edhe faktin që opozita shqiptare ende nuk e ka denoncuar çështjen në SPAK, ndërsa mediat, të cilat i cilëson si “tenxhere mediatike”, nuk kanë nxjerrë analistë për të akuzuar qeverinë dhe për të folur për korrupsion apo narkoshtet.










