Ballina Uncategorized Rama: BE konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë. Konferenca e...

Rama: BE konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë. Konferenca e 5-të Ndërqeveritare më 22 Maj në Bruksel

Në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama njoftoi se Bashkimi Europian ka zyrtarizuar çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse” me Shqipërinë, si dhe ka caktuar datën 22 maj 2025 për Konferencën e 5-të Ndërqeveritare në Bruksel.

Rama theksoi se deri tani janë hapur 24 nga 35 kapituj dhe se vendi është në rrugë të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE brenda vitit 2030. “Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama: 

SOT në DITËN e EUROPËS Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel🤝

Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025😍

Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve🇦🇱🖐️