Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit, deklaroi se premtimi i aksionerëve për hapjen e Aeroportit të Vlorës brenda këtij viti nuk u mbajt. Ai sqaroi se vonesa erdhi si pasojë e një konflikti mes aksionerëve, por theksoi se puna ka vijuar.
Rama u shpreh se qeveria pret që të respektohet kontrata, e cila parashikon hapjen e aeroportit në pranverën e vitit të ardhshëm. “Fjala për hapjen këtë vit nuk u respektua. Tani presim të respektohet letra, që është pranvera e vitit të ardhshëm”, tha kryeministri.










