Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Sopës të bashkisë Divjakë, ku një burrë 68-vjeçar humbi jetën teksa po kryente punime saldimi.
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Fierit, shtetasi T. K., 68 vjeç, u rrëzua nga një lartësi ndërsa po saldonte një portë metalike në pronën e një banori të zonës, shtetasit V. K.. Nga rënia ai pësoi dëmtime të rënda dhe, megjithë ndërhyrjen e stafit mjekësor në spital, nuk mundi të mbijetojë.
Në lidhje me ngjarjen, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit, e cila pritet të vlerësojë rrethanat e aksidentit dhe të përcaktojë nëse ka pasur shkelje të standardeve të sigurisë në punë.