Ballina Shqiperia ime Q*lloi me a*me bashkejetuesen prokuroria FIER dergon per gjykim te pandehurin R.K. 

Q*lloi me a*me bashkejetuesen prokuroria FIER dergon per gjykim te pandehurin R.K. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin R.K. për veprat penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’, e mbetur në tentativë si dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’, parashikuar nga neni 79/c e 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga hetimi i kryer në kuadër të procedimit penal nr.908, të vitit 2023 rezultoi se më datë 29.07.2023, i pandehuri R.K., ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasen N.F., duke e qëlluar atë me armë zjarri pistoletë në bark. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi për rreth një javë para ngjarjes, dy shtetasit ishin konfliktuar në lidhje me kursimet që ata i mbanin në një kuti për vajzën e tyre. Pasi i pandehuri R.K., ka parë se brenda saj nuk ishin aq lekë, sa ai mendonte se mund të ishin në kuti, nisën konfliktet ndërmjet tyre, arsye për të cilën shtetasja N.F. është larguar nga banesa dhe ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj.

Më datë 29.07.2023, i pandehuri R.K., ka shkuar për të biseduar me familjarët e bashkëjetueses me qëllim kthimin e kësaj të fundit në banesën e tyre por situata është përshkallëzuar dhe pasi e ka kërcënuar për jetën, duke e fyer edhe me fjalë fyese, i pandehuri ka nxjerrë nga brezi armën pistoletë dhe pasi e ka mbushur armën e ka qëlluar viktimën.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër shëndetit dhe familjes.