Ballina Aktualitet Q*llohet me a*më zjarri aleati i Trump, arrestohet autori

Q*llohet me a*më zjarri aleati i Trump, arrestohet autori

President Donald Trump shakes hands with moderator Charlie Kirk, during a Generation Next White House forum at the Eisenhower Executive Office Building on the White House complex in Washington, Thursday, March 22, 2018. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në kampusin e Universitetit Utah Valley në qytetin Orem, ku aktivisti konservator amerikan Charlie Kirk ishte i ftuar në një aktivitet publik.

Sipas raportimeve të para nga Policia e kampusit, një e shtënë e vetme u krye drejt zonës ku po zhvillohej eventi me pjesëmarrjen e Kirk.

Autori i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë universiteti përmes një deklarate zyrtare, ku theksohet se:

“Një e shtënë e vetme u qëllua në kampus drejt një folësi vizitor. I dyshuari është ndaluar dhe policia po heton ngjarjen.”

Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të krahut konservator amerikan dhe themelues i organizatës Turning Point USA, ishte në Universitet për të mbajtur një fjalim në kuadër të një turneu studentor. Ai njihet për mbështetjen e tij të fortë ndaj Presidentit Donald Trump dhe ka ndjekës të shumtë në platformat sociale – mbi 5.2 milionë në X dhe 7.3 milionë në TikTok.

Pas incidentit, Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale:

“Lutuni për Charlie Kirk, një djalë vërtet i mirë dhe një baba i ri.”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme në opinionin publik amerikan, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe profilin e të dyshuarit.