Pamje të gjalla nga bregdeti i Shëngjinit tregojnë se vera ka nisur më herët këtë vit.Në fillim të majit, plazhet janë mbushur me pushues.
Temperaturat e larta dhe ofertat ekonomike të kësaj periudhe kanë sjellë vizitorë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.Xhulio Nikolli, menaxher i një resorti në zonë, tregon se interesi për pushimet është rritur ndjeshëm që tani.
Për bizneset lokale dhe operatorët turistikë, ky fillim i vrullshëm jep shpresë për një sezon të gjatë dhe të frytshëm për bregdetin e Lezhës.