Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka sulmuar një vajzë 4-vjeçare në zonën e Lungomares.Sipas informacionit paraprak qeni e ka kafshuar vajzën në kokë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda. 4-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa qeni është neutralizuar dhe lidhur nga punonjësit e Policisë së Shtetit.
Ndërkohë, një rast tjetër është regjistruar në Pogradec, ku specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për veprën “braktisja e kafshës së shoqërimit” ndaj shtetasit K. S., 53 vjeç, banues në fshatin Nicë pasi qeni që ai mbante dyshohet se ka dalë nga rrethimi i banesës dhe ka sulmuar në krah shtetasen L. T., e cila po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.










