Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me thikë e 14 vjeçarit ën fshatin Pirg të Korçës. Dy të miturit u përleshën me thikë ku për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë, ndërkohë që policia vuri në pranga për ngjarjen 8 persona.
Sipas të dhënave të dy 14 vjeçarët janë takuar rastësisht ditën e djeshme në lokalin e fshatit Pirg.
Të dyja palët kanë qënë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.
Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”etj që çoi në përdorimin r thikës që 14 vjeçari posedonte.
Në prangat e policisë ka rënë 14 vjeçari E. G, babain dhe xhaxhain e tij Edison dhe Roland Guri, një 34 vjeçar Flori Çela gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.
Në pranga ranë dhe 4 të mitur të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës.