Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku po prezantohet ndryshimi ligjor sa i përket nismës së kryeministrit Edi Rama mbi imunitetin e ministrave.
Ulsi Manja ka deklaruar se pezullimi nga detyra është ndërhyrje e tërthortë e gjyqësorit në pushtetet e tjera dhe është baraz me shkarkimin. Bëhet fjalë për ndryshimin e nenit 242 të procedurës penale.
“Të shtohet rrethi i subjekteve që nuk mund të pezullohen. Propozojmë që gjykatat të mos mund të pezullojnë. Ndryshimi nuk heq përgjegjësinë penale apo pengon hetimin. Të mos pezullohen ministrat, Avokati i Popullit, Presidenti, kryeministri, zv kryeministri. Projektligji përfaqëson një ndërhyrje të balancuar, nuk zgjeron imunitetit, nuk cënon pavarësinë e drejtësisë dhe nuk cënon pavarësinë e prokurorisë”, tha ai.









