Ballina Shqiperia ime PS fiton me diferencë edhe nga vota e Diasporës

PS fiton me diferencë edhe nga vota e Diasporës

Partia Socialiste udhëheq edhe më bindshëm në votat e Diasporës, teksa janë numëruar 13422 zarfe nga 194889. Sipas rezultateve të KQZ-së, PS ka siguruar 7453 vota në total.

Ndërkohë që PD ka arritur të sigurojë 3672 vota. Diferenca mes palëve është rreth 3781 vota. Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt ka marrë 1144 vota, ndërkohë që Partia Mundësia 403 vota.

Diaspora

E përkthyer në përqindje, PS dominon me rreth 56%, ndjek PD me 27.5%, ndërkohë forcë e tretë dhe me një përqindje të madhe krahasur me votat brenda është Nisma Shqipëria Bëhet me rreth 8.6%.