Ballina Bota Protestë ne Greqi kundër amendamentit,policia greke rrethon monumentin e ushtarit te panjohur

Protestë ne Greqi kundër amendamentit,policia greke rrethon monumentin e ushtarit te panjohur

Një protestë po mbahet këtë të enjte përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Athinë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur para monumentit rreth orës 20:00 në protestë kundër amendamentit të votuar të mërkurën nga qeveria greke.

Amendamenti i qeverisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis lejon vetëm vizitorët dhe ndalon protestat në zonën pranë këtij monumenti. Qeveria argumentoi se Varri i Ushtarit të Panjohur është një monument kombëtar që duhet të mbrohet dhe se ata që nuk zbatojnë rregullat do të gjobiten ose deri në një vit burgim.

Forcat policore u rreshtuan përpara Ushtarit të Panjohur teksa protestuesit marshuan me pankarta. Marshimi po zhvillohet kundër miratimit të amendamentit në lidhje me Ushtarin e Panjohur por edhe në kujtim të burrit që humbi jetën në shpërthimin në Ampelokipi një vit më parë.