Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare këtë të hënë, në orën 18:00. Ndërkohë, nga organizatorët nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e tubimit.
Sipas burimeve, Policia e Shtetit ka përcaktuar një afat kohor për zhvillimin e protestës, nga ora 18:00 deri në 21:00.
Më herët, Policia e Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se do të ketë devijime të trafikut duke nisur nga ora 14:00, si pjesë e masave për mbarëvajtjen e tubimit dhe garantimin e rendit publik.











