Protesojnë studentët e Mjekësisë, nisin marshimin drejt Kuvendit

Protesojnë studentët e Mjekësisë, nisin marshimin drejt Kuvendit

42
SHPËRNDAJE

Studentët e Mjekësisë, apo gjimnazistët që kishin planifikuar të vazhdonin këtë vit studimet për mjekësi, kanë dalë sot në protestë, pas vendimit të pritshëm të qeverisë që i detyron ata që të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri, për të ushtruar profesionin e tyre.

Studentët po marshojnë nga rektorati i Universitetit të Mjekësisë në drejtim të Kuvendit, ku deputetët janë në seancë plenare, me thirrjen “bluzat tona janë të bardha, jo të kuqe, blu apo lejla”.

Teksa kanë folur për mediat, një nga studentët në vitin e pestë të mjekësisë, është shprehur se ky vendim është absurd dhe bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut.

“Dje ka dalë një vendim absurd dhe marrëzi e radhës që bie ndesh me të drejtat kushtetuese dhe të drejtat themelore njeriut. Na privohet e drejta e lirisë lëvizjes për punësim ose rritje profesionale. sipas tyre ose paguani gjobën pse firmën që për ne është absurditet që kurrsesi nuk mund të pranohet”.

Sipas tij thirrja e studentëve nuk është për t’u larguar, por për të përmirësuar kushtet dhe investime në infrastrukturë.

“Ne duam të qëndrojmë në Shqipëri. Thirrja jonë nuk është për t’u larguar, por për të përmirësuar kushtet dhe investime në infrastrukturën dhe shumëçka që sistemi ynë ka nevojë. Ajo që duam është që qytetarëve t’u ofrohet  një trajtim sa më i denjë dhe shërbim cilësor. Thirrja jonë nuk është për t’u largua kjo po keqinterperetohet e keqpërdoret nga ata që duan ta përdorin për qëllimet e tyre. Thirrja jonë është; që mos i detyroni mjekët, kurrsesi nuk mund të vendosen masa detyrurese. Vendimi është antikushtetues dhe i njëanshëm”. 

Nepotizmi mungesa e sigurisë e kushteve të punës, janë disa nga problemet që rendisin studentët të cilët kërkojnë trajtim me dinjitet që mjekët t’u ofrojë qytetarëve shërbim cilësor.

Studentët shprehen se do të bëjnë gjithçka që projektligji të mos kalojë në parlament, ku nga ana tjetër u vendos që të kalohet brenda këtij muaji.

“Ne do të luftojmë që ky vendim mos të kalojë në parlament. Ne do të qëndrojmë deri në dfund të kauzës sonë.

Unë do zgjedh të paguaj dhe nuk e nënshkruaj kontratën, thotë një tjetër studente e mjekësisë. Dua të qëndroj në Shqipëri por dua të jem e lirë ën zgjedhjen time”, shprehet një tjetër.

S'KA KOMENTE