Pronari i lokalit ne Lungomare përfundon në spital pas s*lmit nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar lokali është dhunuar nga tre persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, ai është goditur fizikisht, duke pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, duke shkaktuar panik tek të pranishmit. Kanë qenë familjarë dhe qytetarë që kanë njoftuar menjëherë policinë për incidentin.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.