Ballina Shqiperia ime Prokurorinë Fier :61 procedime penale dhe 4 procedime pasurore, ku 8 prej...

Prokurorinë Fier :61 procedime penale dhe 4 procedime pasurore, ku 8 prej tyre janë të siguruara mbi bazën e informacionit të siguruar nga mediat.

Prokuroria pranw Gjykates se Shkalles se pare te Juridiksionit te Pergjithshem Fier, ka zhvilluar sot analizen vjetore per vitin 2024. Të pranishëm në këtë takim ishin , përfaqësues të Prokurorisë , të drejtorisé vendore të policisë , kryeprokurori Elion Mustafaj, perfaqesuesi i Prokurorisë së Përgjithshme , Isa Jata , dhe Erion Fejzulla, përfaqësues i KLP. Në fjalën e tij prokurori Elion Muatafaj, theksoi se në fokusin e punes pergjate ketij viti ka qene trajtimi me perparesi i veprave penale problematike qe shqetesojne komunitetin e Qarkut Fier. Për rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2024 puna është fokusuar te veprat penale kunder jetes e shendetit , veprat penale kunder pasurise, veprat penale kunder dhunes ne familje dhe te miturve , veprat penale kunder trafiqeve te paligjshme dhe narkotikeve , veprat penale kunder mjedisit , kunder lojerave te fatit etj. Persa i perket ngarkeses se Prokurorise per vitin 2024 , kane qene ne ndjekje dhe jane trajtuar nga 4528 procedime penale, 2086 jane regjistruar ne vitin 2024, ndersa 2428 te mbartura nga vitet e kaluara.Gjithashtu në fjalën e tij Muatafaj theksoi se gjatë këtij janë sekuestruar 6 milionë euro pasuri, si dhe është regjistruar një procedim penal një deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe 6 persona të tjerë në hetim për veprën penale , “ shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, “ shpërdorim i detyrës” etj, me dy viktima persona të vdekur.

Ndërkohë në Prokurorinë Fier janë regjistruar 61 procedime penale dhe 4 procedime pasurore, ku 8 prej tyre janë të siguruara mbi bazën e informacionit të siguruar nga mediat.

Mustafaj ka theksuar në fjalën e tij se Prokuroria Fier është larg pritshmërive për arritjen e obiektivave për shkak të mungesës së organikës. Në vitin 2024 Prokuroria Fier, ka patur të miratuar në strukturën organike 64 punonjës dhe ka vazhduar të funksionojë me organikë jo të plotë kryesisht për shkak të mungesës së prokurorëve , si rezultat i procesit të rivlerësimit kalimtar” veting” dhe dinamikave që ka sjellë reforma në drejtësi.