Projekt i ri për Bylisin: Kompleksi arkeologjik drejt kthimit në një pol turistik në Mallakastër

Një projekt i ri me rëndësi për trashëgiminë historike dhe zhvillimin e turizmit pritet të marrë jetë në Mallakastër. Kompleksi arkeologjik i 📍Bylis/Klos synohet të kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të kulturës dhe turizmit në vend.

Sipas projektit të Ministrisë së Kulturës, tashmë është përfunduar faza e detajimit dhe është bërë parashikimi i buxhetit, duke i hapur rrugë zbatimit konkret në terren.

Ky investim synon jo vetëm ruajtjen dhe promovimin e vlerave historike të zonës, por edhe rritjen e fluksit të vizitorëve dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes turizmit kulturor.

Mallakastra vlerësohet si një zonë me potencial të madh, ndërsa ky projekt pritet ta kthejë Bylisin në një destinacion të rëndësishëm për vizitorët vendas dhe të huaj.