Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka referuar në Prokurori disa raste të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, që lidhen me shkelje të ligjit dhe vepra penale në qark.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier nisën procedimin penal ndaj shtetasit M. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, i cili u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier nisën procedimin penal ndaj një 17-vjeçari, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një dorezë metalike.
Po ashtu, në Komisariatin e Policisë Divjakë është paraqitur shtetasi L. Gj., 35 vjeç, banues në fshatin Ferras, i cili ka kallëzuar se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur targat e automjetit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.








