Ballina Shqiperia ime Procedime në për disa shtetas në Fier e Lushnjë, për n*rkotikë, k*nosje...

Procedime në për disa shtetas në Fier e Lushnjë, për n*rkotikë, k*nosje dhe zaptim prone

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. K., 26 vjeç, banues në Lushnjë; A. G., 20 vjeç, banues në Dërmënas; si dhe një 17-vjeçar. Gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë iu gjetën doza Cannabisi, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

  • Kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., i dyshuar për zaptim të një sipërfaqeje toke në pronësi të një 44-vjeçari;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur përmes thirrjeve telefonike një 35-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për vijimin e veprimeve të mëtejshme.