Ballina Shqiperia ime Portalet ‘pre’ e dezinformimit:Kryetarja e AMA: Bota virtuale sfiduese, kërkohet përgjegjshmëri

Portalet ‘pre’ e dezinformimit:Kryetarja e AMA: Bota virtuale sfiduese, kërkohet përgjegjshmëri

Një hulumtim i realizuar nga qendra “Faktoje” pas një trajnimi të 60 gazetarëve ka nxjerrë në pah se Mediat Online dhe platformat sociale janë burimi kryesor i dezinformimit. Të dhënat u bënë publike në një aktivitet të realizuar në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive e ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Parlamenti, institucionet rregullatore, shoqatat civile dhe organizatat mediatike.