“Porche” me shpejtësi në rrugën Transballkanike, “merr para” pesë automjete 

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Transballkanike pranë paraburgimit të Vlorës.

Një makinë e markes “Porche” ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë, duke goditur më pas 5 mjete të tjera.Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit dhe shpejtësia tej normave e makinës tip “Porche”, e cila ka goditur dhe pesë makina të tjera.

Dëmet materiale janë të shumta ndërsa si rrjedhojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit.