Ballina Shqiperia ime  Policia njoftim zyrtar per aksidentin rrugor në Lushnjë, 3 persona përfundojnë në...

 Policia njoftim zyrtar per aksidentin rrugor në Lushnjë, 3 persona përfundojnë në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në vendin e quajtur “Kashtëbardhë”, Lushnjë.

Një automjet i drejtuar nga shtetasi E. F., 38 vjeç është përplasur me një tjetër automjet me drejtues B. K., 52 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. K.. Të tre ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.