Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjet prerës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 19:50, shtetasit Enis Preza, 19 vjeç dhe Elio Shullani, 17 vjeç, janë plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit në lagjen “Qemal Stafa”.
Të dëmtuarit janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorëve.










