Ballina Shqiperia ime Policia jep detaje nga aksidenti me 3 mjete në aksin Fier-Cakran

Policia jep detaje nga aksidenti me 3 mjete në aksin Fier-Cakran

Informacion paraprak/Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Fier-Cakran”, automjeti me drejtues shtetasin Xh. I., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. H. dhe me automjetin me drejtuese shtetasen M. S.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. H., i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.