Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• M. D., 21 vjeç, banues në Peqin, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas të mitur, 16 vjeç;
• E. A., 27 vjeç, banues në Fier, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje dhe nuk ia ka kthyer më.
Po nga këta specialistë u shpallën në kërkim shtetasit I. A., 40 vjeç, dhe djali i tij, N. A., 20 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas 45 vjeç. Po punohet për kapjen e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 14 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur disa enë kuzhine në banesën e shtetasit H. R., 63 vjeç.
Ditën e djeshme, në Spitalin e Lushnjës është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore një shtetas i mitur, 2 vjeç, pasi aksidentalisht ka rënë nga veranda e banesës. Aktualisht, i mituri ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.










