Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka dëmtuar automjetin e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-J. D., 65 vjeç dhe Th. Gj., 69 vjeç, të dy banues në Divjakë, pasi u kapën duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjete pa targa;
-një 16-vjeçar, pasi po drejtonte një motomjet elektrik, pa leje drejtimi. Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.










