Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer disa arrestime në flagrancë.
- Në Ballsh, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan 46-vjeçarin B. L., banues në këtë qytet, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me një tjetër mjet. Për pasojë pati vetëm dëme materiale.
- Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasit V. B., 59 vjeç, dhe A. G., 31 vjeç, administrator dhe shofer në një kompani për përpunimin e naftës në fshatin Marinëz. Ata akuzohen se, për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, është dëmtuar punonjësi i kompanisë, 63-vjeçari Ll. K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.