Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Fier-Lushnjë”, ku humbi jetën shtetasi K. Gj., 36 vjeç i cili drejtonte një motomjet, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan drejtuesin e automjetit, shtetasin M. P., 61 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnjë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. L., 19 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin F. K., 51 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Lushnjë, dhe E. K(H)., 38 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Fier, pasi nga kontrollet fizike shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis e kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. Sh., 62 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. M., 35 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas 38 vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.










