Ballina Shqiperia ime Policia e Fierit: Arrestime, procedime penale dhe aksidente rrugore në 24 orët...

Policia e Fierit: Arrestime, procedime penale dhe aksidente rrugore në 24 orët e fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. M., 34 vjeç, banues në fshatin Kashtbardhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Savër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 28 vjeç, banues në Patos, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një këmbësor, i cili po merr mjekim në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. G., 59 vjeç, dhe për djalin e tij, shtetasin Q. G., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 24-vjeçar;
-⁠shpallën në kërkim shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 40-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit E. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. Ç., 43 vjeçe, banuese në Divjakë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. M., 62 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka bllokuar një pjesë të rrugëkalimit të këmbësorëve në fshatin Klos, si dhe i ka dëmtuar banesën një shtetaseje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 në fshatin Sheq Marinas, është konstatuar pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi V. F., 61 vjeç, i cili vuante nga shëndeti mendor dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61 vjeçarit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në rrugën “Kastriot Muço”, automjeti me drejtues shtetasin F. R. është përplasur me motomjetin me shtetasin R. S., 26 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi R. S., i cili po merr ndihmë mjeksore në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.