Plagoset me 3 plumba shoferi i nje furgoni qe udhetonte me pasagjere

Plagoset me 3 plumba shoferi i nje furgoni qe udhetonte me pasagjere

950
SHPËRNDAJE

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja sot në Lezhë. 

Ngjarja ndodhi në afërsi të tregut të këtij qyteti. Per mediat behet e ditur se një person, që ishte brenda një furgoni të linjës Laç-Lezhë, pas një përplasje verbale, ka nxjerrë pistoletën në sy të pasagjerëve dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të shoferit të mjetit, duke e plagosur këtë të fundit. 

Pas krimit, ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tij. Ndërkohë, nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të plagosur.

S'KA KOMENTE