Ballina Shqiperia ime Përplaset nga një automjet, përfundon në spital në gjendje të rëndë drejtuesi...

Përplaset nga një automjet, përfundon në spital në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, automjeti me drejtues shtetasin A. D., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. Sh., 78 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.