Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një i vdekur dhe katër të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrethrrotullimin e Levanit, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca për të shoqëruar të plagosurit, si dhe forca të shumta policie.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të rikthyer qarkullimin normal të trafikut në zonë.