Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”. Dy automjete, një Renault dhe një Volkswagen, u përplasën me njëra-tjetrën, duke bërë që Renault-i të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanalin anësor.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit që doli nga rruga ka shpëtuar pa lëndime serioze. Përveç dëmeve të mëdha materiale, nuk raportohet për viktima apo plagosje të rënda.
Në vendngjarje ndërhyri edhe një mjet zjarrfikës për nxjerrjen e automjetit dhe për të siguruar zonën për qarkullimin e automjeteve të tjera.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.