Përmbytet Vlora, Ja akset problematike

Përmbytet Vlora, Ja akset problematike

185
SHPËRNDAJE

Teksa veriu i vendit po përballet me reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta, Vlora është përmbytur.
Mësohet se për shkak të reshjeve, ka pasur probleme në disa akse kryesore.

Qarkullimi i automjeteve është bllokuar nga prania e ujit në lagjen “Rilindja”, apo siç njihet në Vlorë rruga pranë Albano dhe Romina, zona pranë kishës Ortodokse por edhe në disa segmente qe lidhin bulevardin e Vlorës me rrugën Transballkanike.

Kujtojmë se vendi ynë po përballet me mot të keq, ku në disa zona ka reshje shiu dhe në disa të tjera borë.

S'KA KOMENTE