Përmbyset makina në rrugën e fshatit Kozare

Përmbyset makina në rrugën e fshatit Kozare

270
SHPËRNDAJE

Përmbyset makina në rrugën e fshatit Kozare,shpëton mbrekullisht shoferi,33-vjeçari transportohet me lëndime drejt Spitalit të Kuçovës.Shkak për aksidentit:shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit e sinjalistikës rrugore.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kuçovë-Kozare,ku një makinë është përmbysur në mes të rrugës.Siç shihet edhe në video makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur.Ka qënë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë,e cila ka mbërritur në vendngjarje,ku edhe po kryhen kqyrjen e vendit të aksidentit.Në automjetin e pērmbysur,me targa AB 140 JU,udhëtonte vetëm drejtuesi i mjetit,33-vjeçari A.H,banues nē Kuçovë,që i ka shpëtuar mbrekullisht aksidentit.Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe ēshtë transportuar për mjekim drejt Spitalit të Kuçovës,ndërkohë që makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se,mjeti ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi dhe drejtuesi i saj ka humbur kontrrollin gjatë një kthese të fortë në këtë aks rrugor,duke u përplasur me trafikndarësen.Shpejtësia por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përmbyset.

S'KA KOMENTE