Ballina Shqiperia ime Përmbyset automjeti me targa rumune,zhduket shoferi

Përmbyset automjeti me targa rumune,zhduket shoferi

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq.

Mjeti i aksidentuar është me targa rumune. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës.
Deri tani nuk është gjetur personi i cili udhëtonte me këtë automjet, pasi pas aksidentit drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar.Në këtë rrugë edhe pse janë kryer punime madje edhe është bërë zgjerimi i saj mungon sinjalistika. Ndoshta sinjalistika mund të ketë qenë edhe shkaku i përmbysjes së këtij automjeti. Policia e Qarkullimit do jetë ajo që do japë detaje për aksidentin.