Për*lasi me makinë 42-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë, arrestohet i riu në Berat

Berat

Me automjetin që drejtonte, përplasi biçikletën me të cilën lëvizte një 42-vjeçar, dhe u largua, identifikohet dhe kapet 19-vjeçari.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Fiat”, me të cilin 19-vjeçari përplasi biçikletën.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 08.03.2026, në aksin “Dimal–Berat”, ku u përplas me automjet, biçikleta me të cilën lëvizte shtetasi R. T., 42 vjeç, shërbimet e Policisë Rrugore identifikuan, lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin H. M., 19 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan.

19-vjeçari, pasi ka përplasur me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi R. T., është larguar nga vendi i aksidentit, me qëllim shmangien e përgjëgjësisë penale.

42-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.