Një rimorkio kamioni është përfshirë nga flakët sot në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Panaja.
Mësohet se drejtuesi i kamionit ka vërejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios e cila ka qenë me ngarkesë dhe menjëherë ka dalë nga kamioni.
Ai ka bërë shkëputjen e rimorkios pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit ndërsa me ardhjen e zjarrfikësve të Vlorës është shuar zjarri. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e tej nxehjes së frenave të rimorkios.