Përfshihet nga flakët fabrika në autostradën Tiranë – Durrës, ministria e Brendshme...

Përfshihet nga flakët fabrika në autostradën Tiranë – Durrës, ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget aksi rrugor

243
SHPËRNDAJE

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në një fabrikë bojërash në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës.

Ministria e Brendshme ka apeluar qytetarët që ta shmangin këtë aks, deri në shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

S'KA KOMENTE