Ballina Shqiperia ime Pengohet në bordurat e bulevardit dhe humb jetën 50-vjeçarja në Vlorë

Pengohet në bordurat e bulevardit dhe humb jetën 50-vjeçarja në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Bulevardin kryesor të Vlorës, ku një grua rreth 50 vjeçe është gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo është penguar në bordurat e rrugës, është rrëzuar dhe si pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës, ndërsa priten ekspertët dhe grupi hetimor për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të vdekjes.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur detajet e plota të kësaj ngjarjeje