Pas ndërhyrjes së IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, ka nisur zyrtarisht faza e rehabilitimit të këtij destinacioni të rëndësishëm turistik në veri të Shqipërisë.
Fotot e shpërndara nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, tregojnë pastrimin e plotë të qendrës së fshatit nga inertet dhe mbjelljen e saj me bar, për t’i rikthyer zonës pamjen e saj karakteristike dhe natyrore.Qendra e Thethit po merr sërish frymë,” shkruan Beci, duke theksuar se ndërhyrjet synojnë jo vetëm restaurimin estetik të zonës, por edhe mbrojtjen e vlerave të saj mjedisore dhe kulturore.
Aktualisht, punimet për rehabilitimin dhe pastrimin po vijojnë me mbështetjen e forcave të ushtrisë dhe strukturave të Bashkisë Shkodër, në disa pika të tjera të fshatit.