Pas atentatit të ndodhur një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Muçi Shaljani, ka ardhur reagimi zyrtar nga institucioni.
Në deklaratën publike, AMP bën me dije se ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura, si dhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit të Shaljanit, që daton nga shtatori i vitit 2025.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.










