Ballina Shqiperia ime Numërohen 92.5% e kutive/ PS kryeson me 82 mandate, PD 51, Mundësia...

Numërohen 92.5% e kutive/ PS kryeson me 82 mandate, PD 51, Mundësia 2. Socialistët thellojnë avantazhin me mbi 228 mijë vota

Deri në orën 05:50 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4833 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, pasi një ia mori PD në Lezhë, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka zbritur në 51 mandate, pasi Partia Mundësia e Agron Shehajt i ka marrë një mandat në Tiranë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Deri tani PS prin me mbi 228 mijë vota para.