Ballina Shqiperia ime “Noizy e kishte fiksim rrugën në Dibër”, Rama: Çfarë këngësh ka kënduar...

“Noizy e kishte fiksim rrugën në Dibër”, Rama: Çfarë këngësh ka kënduar ‘bufi’ që mori 6 mln për në SHBA?

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin elektoral të PS në Lezhë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, nga ku komentoi sërish reagimin e kryedemokratit Sali Berisha për paraqitjen e reperit Noizy gjatë fushatës së mazhorancës.

“Noizy kishte fiksim rrugën e Arbrit sepse i ati ka lindur në Dibër dhe ka rrugën e gjyshit atje. Më thoshte shpesh ‘a do bëhet kjo rrugë?’. I thashë, pa të bërë ty të vish me plumb pushke nga Tirana në Peshkopi, nuk e le këtë punë,” u shpreh Rama, duke shtuar se rruga sot është e tillë që “shkohet me makinë sportive pa u shqetësuar për veshkat apo nervat.”

Kreu i qeverisë ironizoi më pas kritikat e opozitës, duke e quajtur Berishën sërish “buf” dhe duke e vënë në kontrast me suksesin e reperit: “Noizy ka shumë albume, por bufi çfarë kënge ka kënduar që mori 6 milionë dollarë dhe i nisi në Amerikë, për të hequr nga veshi matrikullimin që i kanë vënë atje?”

Deklarata e Ramës vjen në vijim të debatit për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.