Ballina Shqiperia ime Njoftim i Policise Fier per veprat penale te ndodhura ne 24 oret...

Njoftim i Policise Fier per veprat penale te ndodhura ne 24 oret e fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas 16 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal shtetasit A. T., 30 vjeç, banues në Bulqizë dhe B. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përkatësisht inxhinier dhe drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë punës, është rrëzuar dhe është dëmtuar punëtori, shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Gjatë natës, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasja A. P., 68 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e parkinsonit, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.